AKTUALITET, 8 Prill 2022, 12:09

Nis manifestimi në sheshin Skënderbej kundër agresionit rus

Nis manifestimi në sheshin Skënderbej kundër agresionit rus

Komuniteti ukrainas në Tiranë ka nisur një manifestim në rrugët e Tiranës në mbështetje të bashkëkombësve të tyre të cilët prej më shumë se një muaji po përballen me agresionin rus.

Në foton e mësipërme shihen qytetarët që janë bërë pjesë e këtij organizimi të cilët mbajnë në duar flamurin e Ukrainës.

Manifestimi pritet të zgjasë deri në orën 15:00 kur pritet të ketë edhe një kufizim të qarkullimit të automjeteve në rrugët e kryeqytetit.