AKTUALITET, 8 Prill 2022, 13:53

Sali Berisha: Yuri Kim si guvernatore, bën veprime anti-opozitare

Sali Berisha: Yuri Kim si guvernatore, bën veprime anti-opozitare

Sali Berisha ka reaguar sërish për qëndrimin e ambasadores Yuri Kim ndaj tij.

Sipas Berishës, ambasadorja e SHBA në Tiranë po sillet si guvernatorë dhe nuk do pajtohet kurrë me veprimet e saj.

“Ju garantoj se e kam shumë të qartë dhe kam respekt të madh me ambasadoren kur vepron në përputhje me përfaqësimin e Joe Biden. Por nuk pajtohem kurrë kur ajo vepron si guvernatorë. Pavarësisht se kë përfaqëson në kundërshtim me konventën e Vijenës unë do e kundërshtojë dhe denoncojë,” -u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh se Yuri Kim vijon të mbështesë qeverinë dhe të veprojë kundër opozitës.

“Politikat e SHBA në Tiranë pa asnjë diskutim synojnë mbështetje për këtë vend.

Por nuk pajtohem me qëndrimet e guvernatores dhe mbështetjen e  saj të vazhdueshme për qeverinë e Edi Ramës. Veprime të mirëfillta anti-opozitare.

Shqiptarët duhet të  jenë partnerë besnik të SHBA por sovran dhe që vendosin me liri,”- tha Berisha.