AKTUALITET, 8 Prill 2022, 14:04

Arrestimi i efektivëve në Morinë, reagon Bledi Çuçi: Do të pastrojmë policinë nga punonjësit e korruptuar

Arrestimi i efektivëve në Morinë, reagon Bledi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me operacionin e SPAK dhe autoriteteve në Kosovë në drejtorinë e Kufirit në Kukës.

Ai thekson se ky ishte një model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Çuçi thekson se janë të vendosur të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar.

“Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA) për hetimin profesional që çoi në pranga dhjetra punonjës policie të Pikës Kufitare në Morinë.

Ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, për të cilët s’ka vend në radhët e kësaj trupe”, shkruan ai.