AKTUALITET, 21 Mars 2022, 19:20

Basha dha dorëheqjen/ Baçi: Dëmi që i ka shkaktuar PD-së është i pallogaritshëm

Basha dha dorëheqjen/ Baçi: Dëmi që i ka shkaktuar

Deputeti demokrat Luan Baçi ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i PD. Baçi shprehet se Basha është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit ndërsa shtoi se ai duhet të ishte larguar nga zyrat e PD kohë më parë dhe të mos pengonte aktivitetin normal të PD.

Baçi thekson se dëmi që Basha i ka shkaktuar Partisë Demokratike është i pallogaritshëm. Ndër të tjera, deputeti demokrat thotë se trumbetimi i veprimit të sotëm si 'dorëheqje' është hipokrizi për të tërhequr vëmendjen.

Postimi i Baçit

Basha është i shkarkuar nga kuvendi i 11 Dhjetorit me 4446 vota të delegatëve të kuvendit dhe i ratifikuar nga 44000 anëtarë të PD!

Basha duhet të ishte larguar nga zyrat e PD kohë më parë dhe mos të pengonte aktivitetin normal të PD!

Dëmi që i ka shkaktuar PD është i pallogaritshëm!

Trumbetimi i veprimit të sotëm si " Dorëheqje" apo një "Hap pas" për " të mirën e demokratëve" është hipokrizi, për të tërhequr vëmendjen dhe për te rikoperuar diçka nga ajo që mund të ketë mbetur!

Asgjë ska mbetur, per tu rikuperuar, veprimi i tij i sotëm është i detyruar, nga presioni i demokrateve, ai është i vetem, pa mbeshtetes dhe pa dinjitet!

Ai përseri do të vazhdojë, të imponohet, të fitojë ndonje pik, për ta paraqitur veprimin e tij, si veprim fisnik, si veprim lideri dhe se është i vlefshëm!

Thjesht duhet të  largohet nga zyra, dhe të kërkojë falje demokrateve për të gjithë dëmin që ka shkaktuar!