TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Ne nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa të ketë përsëri paqe në kontinentin tonë.”
Kështu tha kancelari gjerman Olaf Scholz në debatin e përgjithshëm të Bundestagut.
Ai u shpreh mes të tjerash se ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe gjithashtu me presidentin rus Vladimir Putin lidhur me luftën që po ndodh aktualisht. Sipas tij, e vërteta është një dhe e vetme, lufta po shkatërron Ukrainën dhe gjithashtu të ardhmen e Rusisë.
Sipas Scholz, ka ardhur momenti që armët të ulen tashmë.
“Shqetësimi i qytetarëve mbetet i madh, ata pyesin nëse lufta do të vijë edhe mes nesh. Por një gjë mbetet e qartë: NATO nuk do të shkojë në luftë. Ky është një imperativ i arsyes”, shtoi Sxholz.