AKTUALITET, 22 Mars 2022, 21:19

EMRI/ I riu qëllon me armë drejt furrës së bukës në Shkodër, policia në kërkim të autorit

EMRI/ I riu qëllon me armë drejt furrës së bukës

Dy persona mësohet se janë përfshirë në konflikti me armë zjarri në Shkodër. Panorama.al ka mësuar se autori i dyshuar është shtetasi Armando Ndreu 32 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta qëlloi me armë zjarri në drejtim të një furre buke në pronësi të Sadet Salës.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi A. N., 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.