AKTUALITET, 22 Mars 2022, 21:24

Sokol Balla pëson infarkt, dërgohet me urgjencë në spital

Sokol Balla pëson infarkt, dërgohet me urgjencë në spital

Gazetari Sokol Balla, i sapo rikthyer në postin e drejtorit të informacionit në Top Channel ka pësuar një infarkt dhe ka marrë ndihmë shëndetësore. 

Balla është ndier keq mbrëmjen e djeshme dhe i është drejtuar urgjencës. 

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore tashmë është e mirë dhe gazetari ndodhet në shtëpi. 

I urojmë shërim të shpejtë!