AKTUALITET, 22 Mars 2022, 21:32

Flet Berisha/ Përgjigjja ime për Alibeajn dhe rikthimin në selinë e PD

Flet Berisha/ Përgjigjja ime për Alibeajn dhe rikthimin në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim të shkurtër në lidhje me atë që po ndodh në Partinë Demokratike. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të një takimi të “Foltores”, ish-kreu i PD u shpreh se kjo forcë do bashkohet.

“A ka ardhur koha që të kthehemi në selinë blu? Selia është e PD dhe nuk ka asnjë diskutim. Jemi në proces e sipër të të gjitha vendimeve që do merren dhe PD do bashkohet. Do shndërrohet në një forcë politike që nuk e ka pasur më të fortë Shqipëria ndonjëherë”, tha Berisha.

I pyetur për deklaratën e Alibeajt, që një ditë më parë i kërkoi që edhe ai të largohej siç bëri Basha, Berisha dha këtë koment.

“Sa i përket fletushkës që lexoi zoti Alibeaj mund të them vetëm se në atë fletushkë Lulzim Bashën e shndërronte në plaçkë tregu por kjo nuk është normale”, tha Berisha.