AKTUALITET, 25 Prill 2025, 15:59

A do të jetë Berisha kryeministër nëse PD fiton zgjedhjet? Balliu e sqaron: Do të ketë garë primare brenda partisë 

A do të jetë Berisha kryeministër nëse PD fiton zgjedhjet?

Klevis Balliu, ka sqaruar mënyrën se si do të zgjidhet kryeministri i ri i Shqipërisë në rast se Partia Demokratike fiton zgjedhjet e ardhshme.

Kur u pyet nëse lideri i PD, Sali Berisha, do të ishte kandidat për kryeministër pas një fitoreje të mundshme, Balliu theksoi se në statutin e Partisë Demokratike ka një proces të qartë për zgjedhjen e kryeministrit.

“Në statutin tonë ka një garë primare brenda partisë për të vendosur kryeministrin e vendit. Është një proces që i ngjason primareve të bashkisë. Është kokë më kokë, fiton vetëm një person,” tha Balliu.