AKTUALITET, 25 Prill 2025, 12:57

"VV, e hapur për datën"/ Albulena Haxhiu: Nëse partitë refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin, vendi do të shkojë në zgjedhje

"VV, e hapur për datën"/ Albulena Haxhiu: Nëse

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të gjashtë të konstituimit të Kuvendi të Kosovës si përzgjedhjes së saj si kryetare e Kuvendit. Haxhiu ka theksuar se mungesa e vullnetit politik për ta konstituuar Kuvendin po e shtyn vendin drejt një zgjidhjeje të pashmangshme ajo e zgjedhjeve të reja.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të konstituohet. Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Por duket se mungon vullneti për konstituimin e Kuvendit. Jemi shumë të gatshëm të flasim me partitë politike për datën e zgjedhjeve”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se Vetëvendosje është e hapur për dialog me partitë e tjera lidhur me caktimin e një date për zgjedhje. Sipas saj nëse partitë refuzojnë ta konstituojnë Kuvendin, atëherë është e qartë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Albulena Haxhiu dështoi sot për herë të katërt për tu zgjedhur kryeparlamentare me 57 vota kundër, 48 kundër dhe 3 abstenime. Partitë politike janë shprehur të bindura në qëndrimet e tyre. LDK-ja nuk votoi asnjë kandidat të VV-së.

PDK-ja ka lënë të hapur mundësinë për ndonjë kandidat tjetër. Kurse, AAK-ja ka propozuar Saranda Bogujevcin dhe Shqipe Selimin. Haxhiu shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate që e meriton këtë post. Seanca e sotme është ndërprerë për tu mbajtur të dielën.