TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i PD, Sali Berisha i pyetur në konferencën me gazetarët për personazhin demokrat të rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, tha se ai është tashmë “star”-i i kësaj fushate.
Ai e cilësoi ndërveprimin e tij me kryeministrin Edi Rama si “epik”, ndërsa e krahasoi atë me betejën biblike mes Davidit dhe Goliathit.
“Ilir Vrenozi ishte epik. Zhvilloi një betejë si Davidi me Goliathin, E kllaposi Ramën, e dërrmoi. Rama shkoi me atë mentalitetin anadollak për ta blerë, por ai i dha një përgjigje që Rama s’e ka parë ndonjëherë.
Rama nuk ka turp. Vrenozi është faktikisht stari i kësaj fushate”, tha Berisha.