TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbi 86 mijë pasagjerë kanë udhëtuar nëpërmjet Portit të Durrësit përgjatë periudhës 1- 10 gusht 2024. Të dhënat tregojnë se hyrjet dhe daljet e udhëtarëve përgjatë 10 ditëve të para të muajit gusht kanë pësuar rritje në masën 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Referuar të dhënave analitike të Autoritetit Portual të Durrësit 54,219 pasagjerë janë regjistruar në hyrje dhe 31,849 në dalje, duke shënuar kështu një diferencë prej 7,335 pasagjerësh më shumë, krahasuar me 2023-shin.
Ky trend rritës paraqitet dhe në Portin e Vlorës. Vetëm këtë te mërkurë kanë mbërritur 1142 pasagjere me dy tragete te lindjes Brindisi-Vlorë. Ndërsa në dy javët e para te muajit gusht kanë udhëtuar 28 124 pasagjerë ose 400 me shume se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.