AKTUALITET, 14 Gusht 2024, 16:34

Zjarr në një kodër në Lushnjë, mbërrin ndihma nga ajri

Zjarr në një kodër në Lushnjë, mbërrin ndihma nga

Një zjarr ka përfshirë kodrën sipër qytetit të Lushnjës, ku flakët kanë djegur ullishte dhe shkurre.

Në vendngjarje ndodhet një helikopter i cili po shuan flakët duke hedhur ujë nga ajri, së bashku me policinë, forcat zjarrfikëse dhe policia bashkiake.

Era e fortë favorizon flakët, duke e bërë kështu më të vështirë shuarjen e zjarrit.