TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama tregon pamjet nga autostrada që lidh aksin Milot-Morinë me aeroportin e Kukësit.
Rama bën me dije se kanë përfunduar punimet dhe tashmë mbërritja tek aeroporti i Kukësit është lehtësisht i arritshëm.
”Përfundojnë punimet në objektin “Ndërtimi i rrugës, lidhja e autostradës Milot-Morinë me aeroportin e Kukësit”’,-shkruan Rama. Autoriteti Rrugor Shqiptar tha se me ndërtimin dhe shfrytëzimin e aeroportit të Kukësit, kjo rrugë rreth 3 km merr një rëndësi të madhe, duke lidhur jo vetëm qytetin e Kukësit me një rrugë të një standardi më të lartë, por duke e bërë aeroportin e Kukësit më lehtësisht të arritshëm për të gjithë përdoruesit e autostradës Milot-Morinë, dhe më gjerë.