AKTUALITET, 14 Gusht 2024, 15:27

Përfshihet nga flakët zona në afërsi të Syrit të Kaltër në Theth, rrezikohen banesat

Përfshihet nga flakët zona në afërsi të Syrit të

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre në afërsi të Syrit të Kaltër. Zjarri është duke u përhapur me shpejtësi dhe banorët e zonës kërkojnë që të ndërhyhet sa më shpejt nga ajri por edhe forca tokësore.

Rrezikojnë të digjen banesat e vjetra të banorëve të Thethit si dhe dëmi në pyje në rast se zjarri vijon të përhapet edhe më shumë është i konsiderueshëm.

Po ashtu, zjarri, në rast nuk ndërhyhet mund të zbresë deri poshtë në bujtina dhe zonën e banuar që në këtë periudhë është e mbushur me turistë të huaj dhe vizitorë vendas.

Të gjendur në këtë situatë banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin sa më shpejt masa për të shuar flakët e zjarrit dhe për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme.