AKTUALITET, 15 Qershor 2022, 18:55

“5 mijë lekë vaji, ministrat bëjnë qejf në Dubai!”/ Protestë në Tiranë për rritjen e çmimeve

“5 mijë lekë vaji, ministrat bëjnë qejf në

Rritja e çmimeve të produkteve bazë të ushqimeve ka bërë që qytetarët t’i rikthehen  protestave. Pasditen e sotme, ata janë mbledhur në sheshin “Skendërbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë.

Të shumta kanë qënë thirrjet, ku qytetarët dhe shoqëria civilë i bëjnë thirrje kryeministrit që të marrë masa për të ulur çmimet.

“Ka shkuar 5 mijë lekë shishja e vajit, ministrat bëjnë qejf në hotelet e Dubait”, ishte një nga thirrjet ironizuese të qytetarëve.

Po ashtu qytetaret bejne thirrje qe te ulen çmimet dhe të rriten pagat.