AKTUALITET, 5 Maj 2026, 22:57

5 Maji/ Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite: Vlerësim për sakrificat sublime të heronjve shqiptarë

5 Maji/ Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite:

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Shqipëri, Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë ka shprehur vlerësimin e saj të thellë për sakrificat sublime të heronjve shqiptarë.

Në një mesazh zyrtar, ambasada nderon kujtimin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë së tyre në forcimin e vlerave të paqes, lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite rikonfirmon gjithashtu solidaritetin dhe miqësinë e saj të ngushtë me popullin shqiptar.