AKTUALITET, 5 Maj 2026, 18:46

“Tronditëm sistemin e kalbur dhe ngjallëm shpresë”- Salianji për lëvizjen e tij: 5 muaj mjaftuan për të bërë atë që të tjerët s’e bënë për 36 vite, më të fortë se çdo regjim

“Tronditëm sistemin e kalbur dhe ngjallëm shpresë”-

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar me një video-postim në rrjetet sociale, duke ia dedikuar lëvizjes së tij politike këto pesë muaj, ndërsa thekson se atë që bënë së bashku gjatë kësaj periudhe  nuk e kishin bërë dot të tjerët në 36 vite.

Ai falënderoi të gjithë demokratët që e mbështetën me qëllim të të reformohej Partia Demokratike e që të ndryshonte sistemi.

“Miq, 5 muaj mjaftuan për të bërë atë që të tjerët s’e bënë në 36 vite: të trondisim sistemin e kalbur, të ngjallim shpresë!  Lëvizja jonë është më e fortë se çdo regjim. Është fillimi i fundit të sistemit të vjetër!”, shkruan ai mes të tjerash, teksa e shoqëron edhe me pamje nga takimet me mbështetësit në rrethe dhe Tiranë.  

Miq, 5 muaj mjaftuan për të bërë atë që të tjerët s’e bënë në 36 vite: të trondisim sistemin e kalbur, të ngjallim shpresë! Lëvizja jonë është më e fortë se çdo regjim. Është fillimi i fundit të sistemit të vjetër! Gjithmonë me demokratët”, shton ai.