AKTUALITET, 5 Maj 2026, 22:08

Aksidenti tragjik në Durrës/ Banorë të zonës së ish-Kënetës ndezën qirinj para bashkisë

Aksidenti tragjik në Durrës/ Banorë të zonës së

Një grup banorësh nga zona e ish-Kënetës kanë ndezur qirinj përpara bashkisë së Durrësit, në kujtim të dy të miturve që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës.

Ata ndezën qirinj dhe mbajtën një minutë heshtje në shenjë respekti për dy vogëlushët, të moshës 9 dhe 12 vjeç, jeta e të cilëve u ndërpre tragjikisht teksa po luanin në trotuarin pranë banesave të tyre.

Banorët nuk dhanë deklarata për mediet, por theksuan se marshimi i paralajmëruar për nesër pritet të jetë masiv.

Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi më 3 maj në zonën e njohur si ish-Këneta, në Durrës ku një 57-vjeçar i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur përplasi 3 të mitur duke lënë të vdekur dy prej tyre, ndërsa i treti ndodhet në spital.