AKTUALITET, 5 Maj 2026, 18:59

Nipi i Mitsotakis takohet me Ramën në Dropull, kryeministri dhe Dimitriadis vizitojnë një muze pikture dhe drekojnë në Terihat

Nipi i Mitsotakis takohet me Ramën në Dropull, kryeministri dhe

Kryeministri Edi Rama është takuar me nipin e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, Grigoris Dimitriadis, gjatë një vizite në Dropull.

Takimi u zhvillua në fshatin Derviçan dhe kishte një rëndësi të veçantë, edhe pse vizita u paraqit si private.

Gjatë kësaj vizite, u prezantua busti i Konstantinos Mitsotakis, një vepër për të cilën është angazhuar vetë Rama.

Dy palët vizituan edhe një muze lokal pikture dhe më pas shkuan në zonën e Terihat, ku Rama shtroi një drekë për nder të mysafirit.