AKTUALITET, 6 Janar 2026, 20:33

Përmbytjet/ Ilir Meta reagon nga qelia: Durrësin e përmbyti korrupsioni! 46 mln euro investime për ujësjellës e hidrovore që nuk punojnë

Përmbytjet/ Ilir Meta reagon nga qelia: Durrësin e përmbyti

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga qelia për situatën e krijuar në vend për shkak të motit të keq. Meta deklaron se Durrësin nuk e përmbyti shiu, por korrupsioni i organizuar i një bande kusarësh në Bashki dhe në Qeveri, të cilët përpinë mbi 46 milion euro në të ashtuquajtura investime për rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe hidrovore, që nuk punojnë.

POSTIMI I METËS

Durrësin nuk e përmbyti shiu, por korrupsioni i organizuar i një bande kusarësh në Bashki dhe në Qeveri, të cilët përpinë mbi 46 milion euro në të ashtuquajtura investime për rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe hidrovore, që nuk punojnë.

Këta kusarë janë përgjegjës për dëmet e shumta materiale që mijëra familje shqiptare në Durrës pësuan sot nga hajdutëria “rilindase”.