AKTUALITET, 6 Janar 2026, 18:20

Del nga shtrati përroi i Glinës në Vaun e Dejës, bllokohet unaza e qytetit, rrezikohen edhe banesat

Del nga shtrati përroi i Glinës në Vaun e Dejës, bllokohet

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë vendin duke shkaktuar përmbytje masive. Ndërkohë, përroi i Glinës në Vaun e Dejës ka dalë nga shtrati, duke bllokuar unazën e qytetit.

Më tej uji ka vërshuar në rrugën kryesore, ndërsa janë përmbytur edhe toka aty pranë.

Nëse rruga pëson shembje të mëtejshme rrezikohen të përmbyten edhe banesa, ndërsa në këto momente zona është përfshirë nga një furtunë e fortë.