AKTUALITET, 6 Janar 2026, 16:20

Përmbytjet në Durrës/ “Desh m’u mbyt fëmija”, banorja: Nuk na strehuan

Përmbytjet në Durrës/ “Desh m’u mbyt

Dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut kanë rezultuar thuajse shkatërrimtare për një familje në Durrës.

Një banore shprehet se shtëpia është përmbytur që mbrëmjen e djeshme, por ajo është detyruar të largohet nga banesa rreth orës 3 të mëngjesit, pasi jeta e fëmijës ishte në rrezik.

Më tej, ajo tregon se ka shkuar në polici për ndihmë, por i kanë komunikuar që të drejtohej në bashki.

“E shihni?! Mbledhim dru për të ndezur sobën, jemi përmbytur që mbrëmë. Ku të shkoja? Kemi fjetur këtu brenda. Për pak na u mbyt fëmija. Nga ora 3 dolëm nga shtëpia dhe ikëm. Desh na iku fëmija; ia dhashë fisit tim dhe i thashë: ‘Ma mbaj fëmijën’. Jetohet kështu? Shkova te policia dhe më thanë të shkoja te bashkia. Nuk na morën për të na strehuar. Ku të shkojmë?!”, u shpreh qytetarja.