TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej disa minutash, ministri Vengu ndodhet në prefekturë, ku po zhvillon një takim me kryetaren e bashkisë dhe prefektin lidhur me situatën nga përmbytjet. Po diskutohet për evakuimin e disa familjeve në zonën e ish-Kënetës dhe për planin e masave në orët në vijim.
Në Durrës, situata mbetet problematike, ku zonat Shkozet, Spitalle dhe ish-Këneta janë më të prekura. Në këto tri zona ka prani të madhe të ujit, ndërsa motopompat janë duke larguar ujërat, të cilat vazhdojnë të jenë të pranishme dhe kanë bllokuar trafikun. Në qytet situata paraqitet më e qetë.
Nga Bashkia e Durrësit po punohet me intensitet të lartë, por në Durrës kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje shiu. Mbi të gjitha, është e rëndësishme që të jenë në punë të dy hidrovoret dhe të vijojë furnizimi me energji elektrike.