AKTUALITET, 5 Janar 2023, 20:28

32-vjetori i themelimit të "RD"-së, Bylykbashi: Ja pse mungoi Berisha!

32-vjetori i themelimit të "RD"-së, Bylykbashi: Ja pse

Sot është shënuar 32-vjetori i themelimit të gazetës "Rilindja Demokratike", e cila doli më 5 janar 1991.

Për këtë rast është organizuar edhe një ceremoni, pjesë e cilës u vu re se nuk ishte kreu i PD Sali Berisha.

Mungesën e kryedemokratit e ka sqaruar deputeti i PD Oerd Bylykbashi, i cili ka deklaruar se zoti Berisha nuk mund t9 ishte i pranishëm për shkak të një problemi shëndetësor.

“Më bie privilegji t’ju drejtohem juve sot në këtë përvjetor të 32-të të Rilindjes Demokratike, t’ju përcjell urimet më të mira nga Sali Berisha, kryetar i PD-së, i cili sot për arsye të një gripi, nuk arriti të na bashkohet sot këtu”, tha Bylykbashi.