TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një statusi në rrjetet sociale, reagoi mbi atë çfarë kryeministri e quajti 'Pako e Madhe'.
Xhixho u shpreh se, ajo pako nuk është asgjë veçse një lëmoshë, në pragun e vitit elektoral.
Teksa argumentoi me shifra qëndrimin e saj , Xhixho e mbylli këtë status nën thirrjen: 'Koha e llogaridhënies po vjen'!
Statusi i plotë i Erisa Xhixhos:
Ajo që kryeministri Rama e quan “pako e madhe”, nuk është gjë tjetër veçse lëmosha e radhës, në prag të një viti elektoral.
Mjafton një krahasim i thjeshtë shifrash:
- “Pakoja e madhe” prej 8 miliardë lekësh është sa 1/5 e paketës së dytë të rezistencës sociale (43.1 miliardë lekë)
- 67% e shqiptarëve jetojnë sot me të ardhura nën dhe deri në 5.5 dollarë në ditë. 8 miliardë lekë për 1 milion shqiptarë, vetëm njëherë në vit, janë praktikisht thërrime. Shqiptarët e varfër do të mbeten njësoj të varfër.
- Përgjatë këtij viti, qeveria ka mbledhur përmes taksave 500 milionë euro më shumë, si pasojë e rritjes së çmimeve. “Pakoja e madhe” është sërish thërrime në krahasim me taksat që kanë paguar shqiptarët përgjatë një viti. Qeveria “Rama” kishte detyrimin t’u kthente mbrapsht qytetarëve të paktën gjysmën e taksave për t’i ndihmuar në këtë situatë të vështirë.
- Ndërkohë që për pagesat e inceneratorëve kjo qeveri për 2023-shin parashikon 950 milionë euro.
- Qeveritë e përgjegjshme kudo në botë reaguan menjëherë në ndihmë të qytetarëve për të përballuar koston e lartë të jetesës.
Qeveria e inceneratorëve vendosi ta bëjë përsëri në mënyrë të pamjaftueshme dhe për qëllime tërësisht elektorale, çka tregon në fakt, edhe një here, se kjo është qeveria e disave dhe jo e shumicës.
Koha e llogaridhënies po vjen!