AKTUALITET, 23 Qershor 2025, 10:52

'11 maji'/ Kalaja: Kam qenë kandidati i parë që kam kërkuar rinumërim, do ta çoj betejën deri në Strasburg

'11 maji'/ Kalaja: Kam qenë kandidati i parë që kam

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, kandidati i PD-së për Durrësin, Aulon Kalaja, deklaroi se është i vendosur të ndjekë çdo rrugë ligjore për të kërkuar legjitimitetin për hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave, duke paralajmëruar se pas Gjykatës Kushtetuese do t’i drejtohet edhe Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

" Kam qenë kandidati i parë në republikën e Shqipërisë që kam kërkuar rinumërim. Kam zhvilluar dhe seancën e parë në KAS, që nga data 14 maj ku fillimisht më rrëzuan për shkak se nuk kishte dalë tabela përmbledhëse e rezultatit për qarkun e Durrësit, kështu që në një moment të dytë mund ti drejtohesha KAS-it për këtë gjë.

Kam vazhduar duke e parë betejën time në dy pista. Si fillim për legjitimitet sepse Kodi zgjedhor që kemi ne në fuqi ia pamundëson kandidatit legjitimitetin për të kërkuar hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave.

Së dyti sigurisht për rinumërim. Kushdo që ti hapte kutitë mjafton që të bënim transparencë.

Betejën e parë po e çoj deri në fund për shkak se kemi ezauruar KAS-in i cili na rrëzoi, kemi shkuar në Kolegj Zgjedhor po ashtu na rrëzoj dhe tani jemi drejt rrugës së Gjykatës Kushtetuese. Në rast se këtu nuk marrim rezultatin e duhur sigurisht që do shkoj në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut për të gjetur drejtësi.

Kemi parasysh se dhe Komisioni i Venecias dhe OSBE-ohdiri iu kanë bërë thirrje partive politike shqiptare që të shikojnë mundësinë për angazhimin e kandidatëve si pjesë e procesit zgjedhor, pra legjitimitetin e tyre për të kërkuar votat e tyre", u shpreh Kalaja.