AKTUALITET, 16 Nëntor 2021, 15:32

100-vjetori i Luftës së Dibrës/ Meta: U mbrojtën trojet shqiptare nga pushtuesit mizorë serbë! Dëshmi se Sovraniteti, Integriteti dhe Pavarësia janë të shenjta

100-vjetori i Luftës së Dibrës/ Meta: U mbrojtën trojet

I ftuar nga komuniteti dibran, Presidenti i vendit Ilir Meta ka marrrë pjesë ditën e sotme në festimet e organizuara në Pallatin e Kulturës në Kamëz, me rastin e 100-vjetorit të luftës së Dibrës.

Teksa ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, foto dhe video nga ceremonia festive, Meta thekson se lufta e Dibrës dhe beteja e lavdishme e Lanë-Lurës, luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit mizor serbë.

Të rënët e kësaj lufte sipas presidentit a dëshmojnë se nuk ka gjë më të shenjtë dhe më të shtrenjtë se Sovraniteti, Integriteti dhe Pavarësia e Shqipërisë.

100-vjetori i Luftës së Dibrës/ Meta: U mbrojtën trojet

“Nder dhe kënaqësi e veçantë të merrja pjesë sot në takimin festiv të organizuar në Pallatin e Kulturës në Kamëz, me rastin e 100-vjetorit të Luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavidshme të Lanë-Lurës, për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit mizorë serbë.

Sot kjo ngjarje është një burim frymëzimi për të gjithë ne dhe veçanërisht për brezin e ri, që i mban gjallë traditat e të parëve dhe kujtimin e tyre të paharruar.

Një shekull më pas, burrëria, trimëria dhe heroizmi i patriotëve të Lurës dhe të Qarkut të Dibrës, na dëshmon se nuk ka gjë më të shenjtë dhe më të shtrenjtë se Sovraniteti, Integriteti dhe Pavarësia e Shqipërisë, për të cilën është derdhur aq shumë gjak dhe janë kryer aq shumë sakrifica sublime dhe të panumërta.

I përjetshëm kujtimi i të gjithë patriotëve të Lurës dhe të Dibrës, të cilët me në krye Elez Isufin shpëtuan kufijtë e Shqipërisë!”, shkruan Presidenti Meta në Facebook.