TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi është kapur duke transportuar lëndë inerte me kamione në mënyrë të kundraligjshëm.
Sipas njoftimit të policisë, janë ndaluar 3 mjete që transportonin inerte. Në pranga është vendosur i riu me iniciale R.L.
Këto kamionë janë kapur duke transportuar gurë pa dokumentacionin shoqërues të mallit.
Ndërkohë një 56-vjeçar me iniciale S.P. është kapur duke transportuar me një kamionçinë, rërë pa dokumentacionin shoqërues.
Njoftimi i policisë së Elbasanit:
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet policore të Komisariateve të Policisë Cërrik dhe Gramsh, kanë bërë të mundur bllokimin e 3 mjeteve që transportonin inerte në mënyrë të kundërligjshme.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Fshehja e të ardhurave“, shtetasi R. L., 30 vjeç, banues në Cërrik, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke transportuar inerte (gurë), pa dokumentacion shoqërues të mallit.
Gjithashtu është proceduar penalisht shtetasi S. P., 56 vjeç, banues në Gramsh, pasi është kapur duke transportuar me një mjet tip kamionçinë, inerte (rërë), pa dokumentacion shoqërues të mallit.