AKTUALITET, 6 Qershor 2022, 08:38

Durrësi ‘shkundet’ nga një tjetër tërmet, lëkundjet ndjehen deri në Mal të Zi

Durrësi ‘shkundet’ nga një tjetër tërmet,

Një tjetër tërmet ka tronditur vendin ditën e sotme. Sipas raportimeve bëhet fjalë për lëkundjen me magnitudë 4 të shkallës rihter. Epiqendra e lëkundjes ka qenë në detin Adriatik, 63 kilometra larg Durrësit.

Ora e lëkundjes është regjistruar në 06:16 të mëngjesit të sotëm. Deri më tani nuk raportohet të ketë pasur dëme materiale apo në njerëz. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Mal të Zi.

Edhe pasditen e djeshme, Durrësi përjetoi një tjetër lëkundje. Tërmeti me magnitudë 3.5 i shkallës rihter shkaktoi panik tek banorët.

Durrësi ‘shkundet’ nga një tjetër tërmet,