LIFESTYLE, 27 Shkurt 2018, 14:09

Aktorja kujton makthin para se të zhvishej nudo në film

Aktorja kujton makthin para se të zhvishej nudo në film
Ndërsa të gjithë mezi po presim premierën e filmit të saj më të fundit “Red Sparrow”, aktorja Jennifer Lawrence vendosi të reagonte për skenat e shumë përfolura nudo.

“Kur mu propozua roli, mu desh shumë kohë për të thënë nëse do të pranoja ose jo. Por duhet të theksoj se pasi përfundova xhirimet u ndjeva shumë e fortë”.

Në një intervistë me televizionin australian, aktorja gjithashtu rrëfeu:

“Unë nuk kam fjetur një natë para nisjes së xhirimeve, sepse ishte sikur të kisha makthin e të qenit tërësisht e zhveshur në klasë”.

Në intervistën për programin “60 Minutes Australia” aktorja e “X-Men” dhe “Joy”, shtoi:

“Kuptova se kishte një diferencë në mënyrën e të bërit me apo pa konsensus, ndaj dhe ditën e parë u paraqita dhe e bëra. Ndjeva sikur diçka që më ishte marrë dhe tashmë më ishte rikthyer dhe në këtë mënyrë përdora artin tim”.

Lawrence gjithashtu tha se ajo ndihej e frikësuar, duke kujtuar se si ndihej pasi disa vite më parë ajo ishte viktimë e piraterisë kompjuterike në 2014-n, kur disa nga fotot e saj intime u bënë publike. “Vjedhja e këtyre fotografive ishte një dhunë e pashembullt. Ndjeva sikur kisha sulmuar të gjithë planetin”. [gallery ids="75205,75207,75199,75200,75201,75209,75203,75204,75210,75208,75197,75206"]