LIFESTYLE, 27 Shkurt 2018, 10:04

Victoria Beckham nuk i lan asnjëherë xhinset dhe e dini pse?

Victoria Beckham nuk i lan asnjëherë xhinset dhe e dini pse?

Stilistja e njohur Victoria Beckham mund të na ketë treguar një sekret sesi të ruajmë gjithnjë ngjyrën e xhinseve të preferuara.

Në një intervistë për “Elle”, Beckham ka thënë që ajo nuk i lan kurrë xhinset, vetëm nëse fëmijët ia bëjnë pis.

“Nëse fëmijët mi bëjnë pis xhinset atëherë duhet t`i laj patjetër me ujë të ftohtë. normalisht, nuk i laj fare. Zakonisht i var të ajrosen dhe të ruajnë formën”, ka thënë Victoria.

Dhe në fakt kur e mendojmë sesi jeton Victoria Beckham dhe sesi jetojmë ne, vështirë se do funksiononte ky “sekret”. Megjithatë një gjë është e sigurt, xhinset duhet që ti lajmë sa më rrallë. Vetëm kështu do të duken si herën e parë.

[gallery ids="75060,75059"]