TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Tiranës nis verifikimin për incidentin e ndodhur mesditën e djeshme te zona e “Varrit të Bamit”.
Këtë mëngjes në prokurori është thirrur gazetari i “News 24” Ergys Gjençaj, të cilit po i merren deklarimet në lidhje me ngjarjen.
Pas tij, prokuroria do të marrë në pyetje edhe pesë efektivët e policisë që u përfshinë në këtë incident, hetime ndaj të cilëve po kryen edhe SHÇBA, raporton Abc News.
Por cfarë ndodhi dje?
Sot Policia e Tiranës bëri bilancin e operacionit të djeshëm në zonën e “Varrit të Bamit”, që solli reagime të forta te qytetarët, pasi në momentin që shënjestra u shpëtoi nga duart, agjentët shtrinë gazetarin Ergys Gjençaj.
Një qytetar arriti që të filmojë të gjithë skenën nga momenti kur policia ndaloi drejtuesin e makinës, i cili nuk iu bind për të hapur derën duke u arratis deri te shtrirja në tokë e gazetarit që po filmonte operacionin, pasi dolën huq me objektivin.
Policia njofton se nga operacioni janë arrestuar Gentian Kore, Taulant Çoku, Altin Gega, Erjon Prengaj dhe Gazmir Cani, i cili ishte drejtuesi i “Benz”-it që u largua me shpejtësi duke vendosur në rrezik jetën e agjentëve të antidrogës.
Nga operacioni u sekuestruan 1 kilogram e 128 gramë lëndë narkotike kokainë, 3 automjete dhe 7 aparate celular.