TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Francë merkato është ende e hapur dhe Paris Saint Germain po ngutet për një përforcim klasi në mesfushë. Prej kohësh klubi parisien kishte hedhur sytë nga kroati i Barcelonës Ivan Rakitic, por pas refuzimit të qartë të tij, shoqëria e Al-Khelaifi nuk ka humbur kohë të formulojë një ofertë të parezistueshme për një tjetër objektiv: Christian Eriksen të Tottenham.
Në kampin e Spurs janë të njohura vështirësitë për të gjetur një akord për rinovimin e kontratës me yllin danez, edhe pse duke se palët në këtë moment janë fare pranë marrëveshjes. Por pikërisht në këtë klimë pasigurish, tenton të ndërhyjë Paris Saint-Germain. Sipas asaj që raporton Daily Mail, francezët do të prezantohen tek Tottenham, në orët e ardhshme, me një ofertë që i kalon 100 milionë euro.