AKTUALITET, 26 Gusht 2018, 16:22

“Pasqyrë moj pasqyrë kush është më i bukur Edi apo Cristiano?” Rama i kthehet qytetarit: Ti mos u merzit se…

Kryeministri Edi Rama u nis dje me urgjencë për në Torino pas mbledhjes dy ditore të qeverisë në Vlorë për të parë nga afër ndeshjen mes Juventusit dhe Lazios, që u luajt pasdite.

Më pas fotoja e tij me yllin Cristiano Ronaldon u komentua shumë, jo vetëm nga kundërshtarët politike, apo faqet e shumta që e shndërruan në meme, por edhe nga qytetarët të cilët e nuk i kursyen kritikat ndaj kryeministrit.

Një qytetar i shkruan në Facebook se nuk është qeverisje të dalësh në foto me Cristianon.

Qytetari pasqyre moj pasqyre kush eshte me i bukur Edi apo Cristiano? ? qeverisje ju duket te dalesh ne foto me Cristianon?  ? apo eshte investim per te ardhmen

Edi Rama·S’e ke pare me vemendje pasqyren se e ka nxjerre ne rubriken e humorit ate foto, po ti mos u merzit se s’ke humbur asgje me rendesi qe nuk e ke kuptuar shakane e pasqyres.