TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë ditës së nesërme në Durrës do të zhvillohet një takim mes udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”. Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn. Samiti pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa kryeministria ka zbardhur dhe disa nga temat e diskutimeve si dhe axhendën.
Disa nga temat e diskutimit do të jenë:
Një vizioni të përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit europian;
Zbatimi dhe Fuqizimi i Zonës Ekonomike Rajonale;
Marrëveshja Roaming;
Fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.
PROGRAMI I TAKIMIT
09.40 – Ardhja e delegacioneve
09.50 – FOTO Familjare
10.00 – Fillimi i sesionit të Samitit
12.15 – Konferenca për Shtyp
*Kryeministri Rama + Komisioneri Hahn + Kryeministrat pjesëmarrës
– Fjalë Kryeministri Rama
– Fjalë Komisioneri Hahn
– Pyetje (1 pyetje për secilin kryeministër).