TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë më parë lajmi që Shqipëria do të strehonte 20 prej refugjatëve të bllokuar në anijen ‘Diciotti’ në brigjet italiane bëri bujë. Zyrtarët më të lartë italianë shprehën falënderimet përkatëse, por pyetja që të gjithë shtrojmë është se ku do të strehohen emigrantët nga Eritrea?
Burime qeveritare bëjnë me dije për Report Tv dhe Shqiptarja.com se kanë nisur bisedimet me palën italiane dhe pritet që në ditët në vazhdim emigrantët të vijnë në Shqipëri. Të njëjtat burime saktësojnë se ata do të mbërrijnë me traget nga porti i Durrësit dhe më pas do të strehohen në një nga 4 qëndrat për azilkërkues që ka Shqipëria, më të mundshme ajo e Manzës në Durrës, apo e Babrrusë në Tiranë, për shkak të afërsisë me vendin e mbërritjes. Atyre do t’ju sigurohet leja e qëndrimit, ushqimi dhe veshëmbathje.
Sakaq, burime pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme konfirmojnë për Report Tv e Shqiptarja.com se kanë dërguar tashmë kërkesën pranë Minsitrisë së Brendshëm, e cila do të vihet në kontakt me autoritetet italiane për vijimin e procedurave të sjelljes së tyre në Shqipëri.
Pasditen e djeshme Report Tv mësoi i pari vendimin e qeverisë shqiptare për të pranuar 20 refugjatë nga 150 prej tyre që u bllokuan në Catania. Vetë Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati me anë të një postimi në Tëitter u shpreh se Italia që shpëtoi dje i shpëtoi shqiptarët, merr sot një dorë nga Shqipëria.