AKTUALITET, 17 Korrik 2018, 18:41

Kim Jong-un “i shokuar”, vonesa e mangësi gjatë inspektimit

Kim Jong-un “i shokuar”, vonesa e mangësi gjatë

Lideri koreanoverior, Kim Jong-un, ka ndërmarrë një pozicion të pazakontë kritik ndaj zyrtarëve, për vonesa në përfundimin e projekteve ekonomike.

Lideri i Koresë së Veriut, zakonisht lëvdon zyrtarët në vizitat e tij në fabrika, por këtë radhë, media shtetërore tha se ai kishte mbetur pa fjalë, në një impiant energjetik, që ishte vetëm 70 për qind gati, dhe i shokuar nga vaskat, që sipas tij ishin më të pista se sa akuariumet e peshqve.

Peniani prej kohësh e ka vendosur progresin ekonomik në vendin e dytë në listën e objektivave kryesore, përkrah zhvillimit të armëve bërthamore. Inspektimi më i fundit i Kim Jong-un e dërgoi atë në katër zona në një zonë në kufi me kinën.

Në një stacion energjetik, ai u ankua se vetëm 70 për qind e punës kishte përfunduar ndërkohë që ndërtimi ka nisur 17 vite më parë. Në një hotel, ai vuri re se gjashtë vite në projekt ndërtimi dhe ende suvatimi nuk kish përfunduar.

Ndërsa duke vizituar një resort pushimesh, ai nënvizoi se vaskat ishin të pista dhe jo higjienike, sipas raportimit të agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA. Pas vizitës në një fabrikë çantash ndërkohë, ai tha se komiteti lokal i partisë, punonte në mënyrë sipërfaqësore.

Një nga të përditshmet koreano veriore i dedikoi nëntë faqe të plota lajmit. Zyrtarët e vendosur nën kritika, nuk kanë shpëtuar paq. Televizioni shtetëror, që zakonisht ka një edicion lajmesh 20 minutësh, i dedikoi plot një orë raporteve për inspektimin e Kim Jong un.

Madje u deshën katër spikerë që me radhë të lexonin tekstet e KCNA, që nënvizonin se zyrtarët nuk kishin shpirt revolucionar, kritika më e rëndë kjo për zyrtarë të lartë në median kombëtare që kur parashikuesit e motit u diskredituan publikisht për performancën e dobët të tyre në 2014.

Top Channel