AKTUALITET, 23 Korrik 2018, 09:26

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplas për vdekje një këmbësor

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplas

Një aksident me pasoje vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të hënë në autostradën Durrës- Tiranë në kilometrin 6.

Një makinë raportohet se ka përplasur për vdekje një person.

Policia e cila ka mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet tha se viktima i moshës 88 vjeç ishte këmbësor.

Ai është përplasur nga një mjet tip Volkswagen. Blutë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit, emri i te cilit nuk dihet.