TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryebashkiaku i natës në Bashkinë e Tiranës, Briken Fejzullai, ka ironizuar deklaratën e bërë sot nga Rama, i cili tha se “të gjithë ata që do prekin kutitë e votimit do u ndalohej hyrja në SHBA e BE”.
Fejzullai bën krahasimin me kohën e diktaturës, dhe lë të kuptojë se "Rama po e kthen vendin si në kohën e errët të diktaturës".
POSTIMI I PLOTË
Komunikacja!
Atyre që tentojnë të bllokojnë zgjedhjet e lira demokratike dhe monopartiake, do u ndalohet kategorikisht hyrja në BE dhe USA!
Gjithashtu, do u ndalohet këtyre individëve: zgjatja e flokëve, duart në xhepa, fërshëllima, xhinset, qendrimi në grupe me më shumë se tre persona, leximi i librave të OSHO-s, shikimi i “House Of Cards”, ngrënia e peshkut me djathë, si dhe çdo koment mbi jetën dhe veprën e Jon Snow.
Rroftë Partia – Vdektë Armiku
Grushtbashkuar prej Çeliku!
Kalorësi i Regjionit të Nderit të Surrelistanit, Shkëlqesia e tij “VINI i KIÇOS”.
Kujtojmë se sot Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit të Partisë Socialiste u ka thënë deputetëve që të përhapin mesazhin tek qytetarët, se kush do pengojë zgjedhjet nuk do t’i lejohet më udhëtimi në BE dhe SHBA. (Lexo këtu) Rama këtë gjë u tha deputetëve që ta përsërisin sa më shumë që qytetarëve t’u bëhet këngë.