TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas arratisjes së Nikola Gruevskit nga Maqedonia ka reaguar kryeministri Zoran Zaev.
Gjatë një konference ai tha se autoritetet do të hetojnë nëse Gruevski ka dale jashtë vendit vullnetarisht apo është rrëmbyer.
Më tej deklaroi se do të bëhet gjithçka që Gruevski të vuaj dënimin në Maqedoni.
Deklarata:
Ne duhet të hetojmë nëse Gruevski ka dale jashte vendit vullnetarisht apo është rrëmbyer.
Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuaj dënimin këtu në Maqedoni. Dhe publikisht po parashtroj pyetjen, duke ditur këtë, si kanë ndodhur gjëra, a e ka lëshuar vullnetarisht zoti Gruevski Maqedoninë, para se Gjykata ta ketë lëshuar urdhërin për arrestimin e tij apo edhe mund të jetë rrëmbyer, pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria. TPZ.AL