AKTUALITET, 17 Maj 2019, 19:25

Gruaja vdes në spital duke nxjerrë tym dhe flakë nga goja

Gruaja vdes në spital duke nxjerrë tym dhe flakë nga goja


Një grua në Indi, vdiq duke nxjerrë flakë dhe tym nga goja. Gruaja, e quajtur Sheela Devi, 40 vjeç, u dërgua në spitalin e Kolegjit Mjekësor Jawaharlal Nehru në qytetin e Aligarh, shtet i Uttar Pradesh, nga policia të mërkurën pas marrjes së helmeve.

Çrregullimet e çastit të transmetuara nga CCTV tregojnë momentin kur mjekët futën një tub për thithjen e toksinës, të cilën ata besonin se ishin acid sulfurik, por menjëherë më pas nga stomaku i saj doli tym dhe flakë, të cilat shpërthyen nga goja e saj.

Gruaja, menjëherë më pas vdiq. Thuhet që mjekët po hetojnë shkakun e incidentit fatkeq të paprecentë, pasi dyshohet që substanca që ajo konsumoi reagoi me ajrin dhe me acidin e stomakut.