AKTUALITET, 31 Gusht 2018, 20:39

Ajeti “driblon” Kosovën e Shqipërinë, zgjedh të luajë me Zvicrën

Ajeti “driblon” Kosovën e Shqipërinë, zgjedh të

Albian Ajeti është risia e fundit e listës së Zvicrës për “UENA Nations League”. Futbollisti me origjinë shqiptare ka dribluar interesimin e kuqezinjve dhe të përfaqësueses së Kosovës, duke zgjedhur helvetikët, një vendim që nuk ka më kthim pas. 21-vjeçari i lindur në Bazel, Albian Ajeti është risia e fundit e listës së Zvicrës për “UENA Nations League”. Futbollisti me origjinë shqiptare ka dribluar interesimin e kuqezinjve dhe të përfaqësueses së Kosovës, duke zgjedhur helvetikët, një vendim që nuk ka më kthim pas. 21-vjeçari i lindur në Bazel, vëllai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Arlind Ajeti, është një nga risitë e trajnerit Petkoviç.

Mbrëmjen e 8 Shtatorit, helvetikët do të presin Islandën në stadiumin e “Sent Galen”, ndërsa më pas do të zhvillojnë një miqësore me Anglinë. Krahasuar me kontigjentin pjesëmarrës në botërorin e kësaj vere, bie në sy edhe lënia jashtë listës e mesfushorit nga Tetova, Blerim Xhemaili.

Por gjithsesi mes futbollistëve të grumbulluar janë në total 4 shqiptarë, debutuesi Albian Ajeti, Admir Mehmedi i rikthyer te Zvicra, dhe veteranët Xherdan Shaqiri e granit Xhaka që luajnë në kampionatin anglez. i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Arlind Ajeti, është një nga risitë e trajnerit Petkoviç.

Mbrëmjen e 8 Shtatorit, helvetikët do të presin Islandën në stadiumin e “Sent Galen”, ndërsa më pas do të zhvillojnë një miqësore me Anglinë. Krahasuar me kontigjentin pjesëmarrës në botërorin e kësaj vere, bie në sy edhe lënia jashtë listës e mesfushorit nga Tetova, Blerim Xhemaili.

Por gjithsesi mes futbollistëve të grumbulluar janë në total 4 shqiptarë, debutuesi Albian Ajeti, Admir Mehmedi i rikthyer te Zvicra, dhe veteranët Xherdan Shaqiri e granit Xhaka që luajnë në kampionatin anglez.