AKTUALITET, 31 Gusht 2018, 20:15

Sherri mes fqinjëve, pas grushteve degradon në përdorimin e motorsharës

Sherri mes fqinjëve, pas grushteve degradon në përdorimin e

Një mosmarrëveshje mes fqinjëve në Yorkshire të Anglisë ka degraduar deri në përdorimin e motorsharës.

Video tregon se si një person me emrin Stewart Palmer u përpoq të hynte në shtëpinë e një nëne 28-vjeçare me mjetin prerës të ndezur.

Ngjarja ndodhi si pasojë një sherri të gjatë në rrugë, shkruan “Daily Mail”.

Pasi policia vendosi në pranga Palmer, bashkëshorti i Applebey, Dean Brown, tregoi se si familja e tij së bashku me djalin e 28-vjeçares, Archie, mund të ishin plagosur nëse nuk do kishte arritur të bllokonte derën.

Brown tha: “Kjo ngjarje më ka tronditur për disa kohë pasi ai pothuajse hyri në kuzhine. Po të mos e kisha shkelmuar dhe më pas mbyllur derën ai do të na kishte prerë me atë motorsharë. Më duhej të kujdesesha edhe për djalin e saj. Bëra atë që duhej të bëja.”

Video tregon Plamer i cili i afrohet dritares së shtëpisë së gruas, e cila i kërkon të “largohet nga prona e saj”. Ky i fundit nuk e dëgjon dhe Applebey detyrohet të dalë jashtë.

Pas debatit me tone të larta Brown vendos të ndërhyjë duke goditur me grushte Palmer. Në sherr pas sekondash përfshihet edhe gruaja e këtij të fundit.

Të dy femrat pas fyerjeve ndaj njëra-tjetrës përleshen në rrugë, ndërsa fqinjët përpiqen t’i ndajnë. Gjatë këtij momenti në sfond dëgjohet edhe fëmija që qan.

Nuk kalon shumë dhe mes dy meshkujt, me Palmer që këmbëngul, fillojnë sërish grushtet. Pas disa minutave kur sherri duket se do të përfundojë Palmer i larguar për disa sekonda rikthehet me një motorsharë.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi se Plamer u burgos për sulmin tronditës: “Stewart Palmer është burgosur nga gjykata e Sheffield për 24 muaj. Ai akuzohet për sulm, duke patur armë ofensive dhe për dëmtime të pronës.”