TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Artan Hoxha ka treguar se është tronditur nga ngjarja e djeshme në fshatin Bularat të Gjirokastrës.
Në një intervistë në studion e lajmeve të “Report Tv” ka thënë se është tronditur sepse Kostandinos Kacifas nuk ka hyrë i vetëm në Shqipëri.
“Më ka tronditur kjo histori. Ku janë personat që erdhën me këtë. Ku janë ata, pse nuk janë arrestuar? Kush janë ata, që kërkojnë të largojnë policinë nga Bularati”, – ka vazhduar gazetari.
Ndër të tjera Hoxha ka thënë ka persona që kanë vrarë dy komando shqiptarë në vitin 1994, jo vetëm që nuk janë arrestuar, po nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë.
“Janë vrarë dy komando shqiptarë në 1994 dhe ata që i vranë janë të lirë dhe s’u ka hyrë gjemb në këmbë. Janë të lirë dhe kanë bërë politikën e Virio-Epirtit dhe janë edhe pjesë e politikës shqiptare”.