AKTUALITET, 6 Tetor 2019, 08:47

Ambasadori amerikan apel për zgjedhësit në Kosovë: Çdo votë numërohet!


Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postim në Twitter ka dhënë apelin e parë për zgjedhjet në Kosovë.

Kosnett ka shkruar që çdo votë numërohet prandaj dilni dhe votoni.

“Në Kosovë si në Amerikë, çdo votë numërohet. Çdo zë ka rëndësi. Cilado qoftë pikëpamjet tuaja, këdo që të mbështesni – më 6 tetor, dilni dhe votoni. Për veten, për vendin tënd, për të ardhmen tuaj”, ka shkruar Kosnett.