AKTUALITET, 25 Mars 2019, 19:47

A ka lidhje ekzekutimi me të shkuarën në Itali? Flet sërish vëllai i “Nardit të bujtinave”

Pavin Polia, vëllai i biznesmenit Ferdinand Polia, i ekzekutuar pak ditë më parë, insiston se autorët e vrasjes mund të kenë ngatërruar objektiv. Në një intervistë për ‘Ora News’, ai sqaron së vëllai i tij nuk ka pasur asnjë konflikt, madje as në Itali ku u arrestua në vitin 2010 për trafik të lëndëve narkotike dhe prostitucion.

“Pista jonë është se mos kanë ngatërruar person. Sepse logjika i bie, sipas detajeve, që është vrarë me maskë se është porositur. Por këtë version kemi duke qenë se nuk kemi pasur konflikte”, sqaroi ai.

Edhe sa i takon tre personave të arrestuar ditën e sotme nga policia si bashkëpunëtorë të autorit të vrasjes, Polia nuk gjen asnjë lidhje të tyre me të vëllain. “Kemi pasur një dyshim se ka një ngatërresë për autorët e arrestuar nga policia. Por jemi në pritje për një gjë më të saktë. Jemi në një tension të madh dhe shpresojmë që të dalë sa më parë e vërteta”, deklaroi ai.

“Nuk ka pas asnjë konflikt. Nuk ka pas ndonjë dyshim sepse nuk ka pasur as ndonjë kërcënim. Unë jam i vëllai dhe këtë numër kam pasur prej 15 vitesh. Edhe për atë që thonë për të shkuarën në Itali nuk e besoj, sepse dikush do të kishte kontaktuar se duhet diçka për këtë gjë. Kështu që po presim një hetim më të saktë”, përfundoi ai.

Arrestimi i tre bashkëpunëtorëve në vrasje, flet vëllai i Nard Polisë: Ne nuk bëhemi si ata

Policia e Shkodres arrestoi sot tre te rinjte, qe dyshohet se kane ndihmuar autorin K. S. qe shte shpallur ne kerkim. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan edhe 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumenta të ndryshme.