TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Do të jetë një gjyqtar slloven ai që do të arbitrojë takimin e sotëm mes Andorrës dhe Shqipërinë, sfidë që do të nisë në orën 20:45 në “Estadi Nacional”. Kështu UEFA ka dinjeuar një treshe sllovene, ku kryesor do të jetë Filip Glova, ndërsa asistentët e tij do të jenë Franisek Ferenc dhe Peter Kovaç.
Glova nuk është një emër i panjohur për Shqipërinë, pasi më herët ka vendosur drejtësi në miqësoren e 26 marsit të vitit 2016, ku kuqezinjtë u mundën 2-1 në “Ernst Happel” të Vjenës në kuadër të përgatitoreve për Europianin e Francës.
Në atë 90 minutësh, kuqezinjtë e mbyllën me dhjetë lojtarë, pasi Ergys Kaçe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 78-të. Ndaj, sot Kaçe, i projektuar si titullar nga dyshja Bulku-Mema, duhet të ketë kujdes.