TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-fituesi i “Big Brother”, Arbër Çepani vijon betejën e tij ligjore me Drejtorinë e Tatimeve, e cila rreth një muaj më parë i vendosi 40 mln lekë të vjetra gjobë.
Sipas tatimeve, gjoba u vendosu pasi u konstatuan shkelje në lokalin e tij ‘Komiteti’ në Korçë dhe vetëm dy javë më pas i bllokuan edhe llogarinë bankare.
Me anë të një postimi në Instagram, Çepani shkruan se po e ndjek çështjen pasi askush nuk mund të tallet me mundin dhe djersën e tij.
“Do të paguani një më një, sepse po më detyroni të humbas kohën time nëpër gjyqe. Sa për mua…si mizë kali do më keni nga mbrapa, derisa e drejta të vendoset në vend!,” shkruan ndër të tjera Çepani.
Postimi i plotë i Çepanit:
25 Mars 2019. Gjykata Administrative Korçë. Ndërkohë që partitë politike mbushin sheshet me militantë dhe premtojnë një Shqipëri ëndrrash, që pasqyrohet vetëm në kuletat e tyre, në Shqipërinë e shqiptarëve pa tesera partie, duhet të endesh gjyqeve, për të mbrojtur të drejtën tende, që e përdhosin njerëz të veshur me pushtet! Duke hyrë në seancën gjyqësore, për padinë që kam ngritur kundrejt drejtorisë së tatimeve, për shkelje të qëllimshme procedure, në kundërshtim flagrant me ligjin, në dëm të sipërmarrjes që unë drejtoj. Nëse mendoni se mund të talleni me djersën dhe mundin tim, po gaboheni rëndë! Do të paguani një më një, sepse po më detyroni të humbas kohën time nëpër gjyqe, ndërkohë që duhet të isha duke menduar se si të vazhdoja të investoja ne vendin tim, se si të krijoja vende të reja pune, se si të shikoja dritën në vend të errësirës! Perëndia ju mëshiroftë, që të rinjtë e këtij vendi po i detyroni çdo ditë e më shumë të shohin të ardhmen e tyre larg vendit të tyre! Ne harrojmë shpejt por ai lart e ka kujtesën më të gjatë! Sa për mua…si mizë kali do më keni nga mbrapa, derisa e drejta të vendoset në vend!
Më 3 mars biznesmeni dorëzoi një padi kundrejt Drejtorisë së Tatimeve në Gjykatën Administrative të Korçës, duke pretenduar se kanë bërë shkelje të qëllimshme procedure, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe në dëm të sipërmarrjes që ai drejton.