AKTUALITET, 25 Mars 2019, 18:54

“Po ndërtohen 4 HEC-e të reja në Mirditë”, dom Gjergj Meta paralajmëron me frazën e Bashës: Tik-tak, tik-tak

“Po ndërtohen 4 HEC-e të reja në Mirditë”, dom

Dom Gjergj Meta ka ngritur sërish alarmin për ndërtimin e 4 HEC-eve të reja në Mirditë, konkretisht në kanionet e Kaçinarit në lumin Zll Simon.

Duke përdorur frazën “tik-tak, tik-tak” të cilën e kemi dëgjuar shpesh të thuhet nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njofton se kanë nisur “konsultimet” për hedhjen e betonit për ndërtimin e 4 HEC-ve përgjatë lumit nga Arrëzi deri në Simon e Shpërdhazë, duke argumentuar se ka nisur përçarja e banorëve me oferta të ndryshme.

Reagimi i plotë:

Tik-tak, tik-tak: po i vritet ora edhe kanioneve në Kaçinar e lumit Zall Simon.

Këto ditë kanë filluar “konsultimet” për me hedh beton për katër HEC-e përgjatë ujit nga Arrëzi deri në Simon e Shpërdhazë.

“Konsultimet” me banorët dhe përçarja e tyre me oferta të ndryshme.

Kujtojmë se disa ditë më parë banorët e Kurbneshit, Njesia Selitë në Mirditë dolën në protestë kundër ndërtimit të dy HEC-ve mbi lumin e Urakës.

Banorët kërkuan shfuqizimin e koncensioneve pasi ndërtimi i HEC-ve sipas tyre dëmton rëndë këtë perlë të natyrës.